Friday , December 14 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Arrestohen dy persona që punonin me dokumente të rreme

Arrestohen dy persona që punonin me dokumente të rreme

Policia e Zugut në Zvicër ka arrestuar dy persona të cilët po udhëtonin me dokumente të rreme identifikimi. Që të dy u dënuan me një procedurë të shpejtë nga Prokuroria e Zugut, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Mbrëmjen e së martës (6 nëntor 2018), pjesëtarët e policisë së Zugut në Walterswil (komuna Baar), kontrolluan një veturë me katër udhëtarë. Dy prej tyre janë identifikuar me kartat të identitetit italian.

Me këto dokumente të rreme, dy personat 25 dhe 46-vjeçarë nga Shqipëria, kishin nënshkruar një kontratë pune dhe kanë punuar si zejtarë për disa ditë. Të dy u arrestuan menjëherë dhe janë dërguar në Prokurorinë e Kantonit të Zugut.

Ajo i dënoi për falsifikim të dokumenteve të identitetit si dhe kundërvajtje të shumëfishtë kundër Ligjit për të huaj, me një gjobë të kushtëzuar dhe një dënim prej disa mijëra frangave, transmeton Albinfo.ch.

Pas kësaj, ata u dëbuan nga vendi me urdhër të Zyrës së Migracionit dhe iu shqiptua një ndalim trevjeçar për hyrje në Zvicër dhe në zonën Shengen. Që të dy shqiptarët tashmë janë dëbuar nga Zvicra.

The post Arrestohen dy persona që punonin me dokumente të rreme appeared first on Albinfo.


Source link

Check Also

Si u arrestua lokja 72-vjeçare shqiptare që shkoi ilegalisht në Francë

E moshës 72-vjeçare dhe megjithëse i bën të gjithë të qeshin, edhe kur nuk ka …

%d bloggers like this: