Wednesday , November 14 2018
Home / Sport / Arbitrat e katër takimeve të sotme, ja “bilbilat” që gjykojnë sfidat e nxehta

Arbitrat e katër takimeve të sotme, ja “bilbilat” që gjykojnë sfidat e nxehta

Sot luhen katër takime të rëndësishme të Superligës, të vlefshme për javën e 13 të kampionatit. Sektori i Arbitrimit në FSHF, ka bërë të ditur dhe emrat e “bilbilave” që do të gjykojnë sfidat e sotme të kampionatit.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Në Gjirokastër, sfidën mes Luftëtarit dhe Tiranës, do e gjykojë Eldorjan Hamiti, ndërsa në Fushë-Krujë, përballjen mes Kastriotit dhe Kamzës, do e gjykojë Laver Alla. Sfida e kryeqytetit është një përballje intersante, që pritet të ketë kontestime për gjykimin.

Për këtë takim janë vendosur gjashtë arbitra,  me kryesor Klajdi Kolën, ndërsa veç asistentëve dhe arbitrit të katërt, do të ketë edhe dy arbitra pas porte. Sfida tjetër, mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, i është besuar Ardian Beqirit.

Luftëtari-Tirana

Kryesor: Eldorjan Hamiti
Asistent: Ridiger Çokaj
Asistent: Herald Lisaku
Arbitër i Katërt: Emirion Sino

Kastrioti-Kamza

Kryesor: Laver Alla
Asistent: Devis Korreshi
Asistent: Edlir Malo
Arbitër i Katërt: Klodian Shahini

Partizani-Laçi

Kryesor: Klajdi Kola
Asistent: Denis Rexha
Asistent: Emigers Ganxhi
Arbitër i Katërt: Denis Agaraj
Arbitra pas porte: Enea Jorgji, Olsi Sokoli

Skënderbeu-Flamurtari

Kryesor: Ardian Beqiri
Asistent: Rejdi Avdo
Asistent: Mario Zhazivari
Arbitër i Katërt: Kreshnik Barjamaj



Source link

Check Also

Ky nuk është bejsboll, por futboll!

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit …

%d bloggers like this: