Friday , December 14 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Akuzat të stisura, gjykata në presion

Akuzat të stisura, gjykata në presion

TIRANE

Pas vendimit që dha sot Gjykata e Krimeve të Rënda, duke dënuar me 55 vite burg në total bandën ‘Shullazi’ ka reaguar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.

Përmes një deklarate për mediat Meçe tha se akuzat në fjalë ishin të stisura. Po ashtu ai nuk kurseu as kritikat për Gjykatësit e kësaj çështje, ndërsa tha se ata nuk bëjnë dot dallimin mes të drejtës civile e penale.

“Është fatkeqësi. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata. Duhet të binin edhe këto akuza. Vendimi për “Vollgën’ s’u dha i arsyetuar. Fatkeqësi është se kjo gjykatë është se nuk i shpëton dot presionit. Në fushën që operojnë nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale dhe administrative. E konsideroj një konflikt të pastër civil. Akuzat janë të stisura”, tha Meçe.
(ed.me/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Homazh viktimave të urës Morandi, ngrihet flamuri shqiptar

Katër muaj nga shembja e urës Morandi , miq dhe të afërm kanë kujtuar viktimat …

%d bloggers like this: