Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Kosova / Zv.ministri Berisha reagon ndaj deklaratave të zv.kryeministrit Hoxhaj: Kujdes me deklaratat tendencioze dhe shantazhuese ndaj BE-së

Zv.ministri Berisha reagon ndaj deklaratave të zv.kryeministrit Hoxhaj: Kujdes me deklaratat tendencioze dhe shantazhuese ndaj BE-së

Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, thotë se gjatë qëndrimit të tij në Vjenë ka zhvilluar takime me diplomat të vendeve të ndryshme për të marrë përkrahjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Duhet pasur kujdes që t’iu ikim deklarimeve të natyrës tendencioze dhe shantazhuese ngase ajo nuk është gjuhë e kulturës europiane e as mundësi praktike e shtetit e popullit tonë, ka thënë ai.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “zyrtarët e lartë, si dhe e gjithë shoqëria, duhet të vazhdojnë përpjekjet, duke dhënë shembuj të mirë, se ne respektojmë rregullat dhe vlerat europiane”.

“Çdo veprim ndryshe, e aq më pak, deklarata individuale nga kabineti qeveritar, me diskursin e fajësimit të Europës, duke e trajtuar procesin e vizave si një test për Europën ndaj nesh, si dhe qasje kushtëzuese se, në mungesë të ‘vendimit pozitiv, s’kemi arsye t’i besojmë Evropës’, e dëmton procesin, dhe tregon mungesën e përkushtimit”, ka shkruar Berisha.

Ky reagim i zëvendësministrit Berisha vjen pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj se “nëse BE-ja nuk miraton heqjen e vizave në fund të vitit, nuk kemi asnjë arsye që t’i besojmë më”.

Postimi i plotë i Berishës:

“EUROPA ËSHTË ATDHEU I VLERAVE TONA TË PËRBASHKËTA

Procesi i liberalizimit të vizave është duke ecur në rrugën e vet të duhur dhe për këtë, po bëhen përpjekje të përbashkëta të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Në cilësinë e zëvendësministrit të jashtëm, jam në angazhime të vazhdueshme në këtë temë.

Sot, sapo jam kthyer nga Vjena, ku kam zhvilluar takime me diplomatë të shteteve më të rëndësishme të Europës, si dhe me personalitete me influencë, me qëllim të marrjes së përkrahjes nga shtetet e tyre.

Institucionet tona, zyrtarët e lartë, si dhe e gjithë shoqëria, duhet të vazhdojnë përpjekjet, duke dhënë shembuj të mirë, se ne respektojmë rregullat dhe vlerat europiane.

Çdo veprim ndryshe, e aq më pak, deklarata individuale nga kabineti qeveritar, me diskursin e fajësimit të Europës, duke e trajtuar procesin e vizave si një test për Europën ndaj nesh, si dhe qasje kushtëzuese se, në mungesë të “vendimit pozitiv, s’kemi arsye t’i besojmë Evropës’, e dëmton procesin, dhe tregon mungesën e përkushtimit.

Duhet pasur kujdes që t’iu ikim deklarimeve të natyrës tendencioze dhe shantazhuese ngase ajo nuk është gjuhë e kulturës europiane e as mundësi praktike e shtetit e popullit tonë. Dhe me to nuk fitojmë asgjë.

Kosova nuk ka rrugë tjetër, përpos atë të integrimit në Europë, sepse, Europa është atdheu i vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Source link

Check Also

Kërcënohet kreu i komunës së Mitrovicës – TV KLAN

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri është kërcënuar me vdekje. Kërcënimi ndaj …

%d bloggers like this: