Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Zjarr masiv në një magazinë në Zharrëz, rrezikohet fabrika (Video)

Zjarr masiv në një magazinë në Zharrëz, rrezikohet fabrika (Video)

PATOS-Një zjarr masiv ka shkrumbuar një magazinë në Zharrëz të Patosit gjatë paradites së sotme.

Gazetari Ervis Kuci raporton për “BalkanWeb” se magazina është djegur plotësisht me të gjitha materialet që kishte brenda, ndërsa rrezikohet nga flakët edhe një fabrikë që ndodhet afër saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses nga Patosi dhe Fieri të cilët po përpiqen të neutralizojnë flakët. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

(d.d/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

“A ha pykë ti mo, maskara”! Polici refuzon të paguajë biletën e autobusit (video)

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka publikuar sot video-denoncime të dërguara nga qytetarët. Në një …

%d bloggers like this: