Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Pens letër kryeministrit Zaev –

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Pens letër kryeministrit Zaev –

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara te Amerikës, Majkll Pens dërgoi letër kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev. Në letër Pens shkruan se ishte nder që të takohet me kryeministrin Zaev më 20 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe se e vlerëson mundësinë për që bashkërisht të bisedojnë për zbatimin e marrëveshjes historike të Prespës me Republikën e Greqisë. Në letrën e tij nënpresidenti amerikan theksoi falënderimin për liderizmin e treguar në arritjen e marrëveshjes dhe thekson se 90 për qind e atyre që votuan në referendum e mbështetën Marrëveshjen e Prespës dhe me këtë e konfirmuan përkushtimin e madh për ardhmëri evropiane të Maqedonisë.  “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e çmojnë përkushtimin tuaj për siguri dhe stabilitet më të madh në rajon. Jeni të bindur në mbështetjen time të vazhdueshme në këtë moment të rëndësishëm për vendin tuaj”, shkruan nënpresidenti i SHBA-së, Pens në letrën drejtuar kryeministrit Zaev dhe theksoi se në periudhën e ardhshme pret përforcim të mëtejshëm të miqësisë midis dy vendeve.

Alsat

Huazuar nga

Check Also

Palmer: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e reformave

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA-së, Methju Palmer po qëndron për vizitë zyrtare …

%d bloggers like this: