Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Kosova / Zemaj: Vetëm 57 deputetë janë deklaruar të gatshëm për rrëzimin e qeverisë (Video)

Zemaj: Vetëm 57 deputetë janë deklaruar të gatshëm për rrëzimin e qeverisë (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj  ka thënë se opozita i ka 57 deputetë të gatshëm për rrëzimin e qeverisë.

Ai në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se opozita mbetet e unifikuar sa i përket iniciativës për rrëzimin e qeverisë.

“Deri më tani i kemi vetëm 57 deputetë të deklaruar që mbështesin idenë se kurdo që do të hidhet mocioni në votim ata do ta mbështesin rrëzimin e kësaj qeverie”.

Deputeti opozitar ka thënë se opozita është në vazhdimësi e interesuar për të siguruar mbështetje edhe nga deputetë të partive që janë momentalisht në qeverisje.

“Jemi në tentim për të krijuar një grup më të gjerë, që të bindim edhe deputetë nga grupet parlamentare të mazhorancës, sepse nuk shkohet tutje me këtë logjikë dhe me këtë mënyrë të punës”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

Zemaj ka thënë se institucionet e Kosovës kanë humbur legjitimitetin dhe shkuarja e vendit në zgjedhje është e domosdoshme.

“Interesi primar, parësor dhe imediat i vendit është shkuarja në zgjedhje dhe kthimi i legjitimitetit te institucionet e vendit, duke filluar nga presidenti i cili tash ka marrë përgjigje nga grupet që kanë qenë në mbështetje të tij. Kryeministri e ka humbur legjitimitetin brenda koalicionit, duke marrë për bazë mos respektin që i bëjnë atij ministrat e PDK-së, NISMA-s, AKR-së apo të minoriteteve”.

Sipas deputetit të LDK-së, shkuarja e PDK-së në opozitë do të ishte shumë e rëndësishme, për shkak siç thotë ai një varg arsyesh.

“Do të ishte shumë e rëndësishme që PDK-ja të shkojë në opozitë, duke marrë për bazë strërzgjatësinë e saj në pushtet, gabimet që janë bërë, shfrytëzimi i resurseve shoqërore e publike, aferat e mëdha që kanë dalë. Edhe sot ka në qeveri njerëz me aktakuza”, deklaroi deputeti Armend Zemaj./Telegrafi/

Source link

Check Also

Kërcënohet kreu i komunës së Mitrovicës – TV KLAN

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri është kërcënuar me vdekje. Kërcënimi ndaj …

%d bloggers like this: