Monday , October 22 2018
Home / Sport / Ylli i Anglisë ofendon Dalic… faji i stadiumit të boshatisur

Ylli i Anglisë ofendon Dalic… faji i stadiumit të boshatisur

Kroaci-Angli nuk mund të ishte kurrsesi një sfidë çfarëdo pas Kupës së Botës “Rusi 2018”. Ndërmjet dy përfaqësueseve është ndezur një rivalitet, që u reflektua edhe në sfidën e Ligës së Kombeve, me ndonjë fjalë më shumë nga ana e Jordan Henderson dhe trajnerit të kombëtares së Kroacisë, Dalic. Sikurse raporton tabloidi britanik “Mirror”, gjithçka lindi nga një aksion i kontestuar nga futbollisti anglez. Situata është paradoksale. Kontrast, topi përplaset në dorën e Henderson. Prekje e vullnetshme apo e pavullnetshme? Në dyshim, Dalic pretendon nga bankina, për të tërhequr vëmendjen e arbitrit, duke denoncuar atë faull për prekje të topit me dorë. Arbitri vërshëllen goditjen e dënimit në favor të Kroacisë dhe anglezi nuk e ka pritur aspak mirë, duke u drejtuar nga bankina kroate me një epitet të pangatërrueshëm. E përkthyer nga anglishtja del qartë kuptimi: “Ti je arbitri?” që normalisht shoqërohet edhe nga një mbiemër jo i hijshëm për një lord britanik: “fucking”.

Si qe e mundur që të dëgjohej kaq qartë ofendimi i futbollistit anglez në adresë të trajnerit të përfaqësueses së nënkampionëve të botës? Shumë e thjeshtë. Sfida u zhvillua me dyer të mbyllura, dhe në mungesë të brohorimave dhe ovacioneve të tifozëve, gjithçka është shumë mirë e kuptueshme si brenda impiantit, por edhe përmes transmetimit televiziv. Për pasojë, stadiumi shndërrohet jo vetëm në një akuarium gjigant, por edhe në një shtëpi rezonance të asaj që thuhet në fushë. Dhe shpesh ato që artikulohen nuk janë komplimente. Mbeten gjithsesi episode të fushës, duke konsideruar se pas ndeshjes, askush nuk e ka ngacmuar atë argument. As vetë trajneri i Anglisë, Southgate, që gjithsesi në dhomat e zhveshjes do të ketë kritikuar sjelljen e futbollistit të tij, gjithsesi e justifikueshme në një moment adrenaline, por kurrsesi një sjellje britanike.



Source link

Check Also

Çmendet basketbollisti amerikan, godet me grusht rivalin pas një zhytje (video)

Një incident i rëndë ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit austriak të basketbollit. Lojtari …

%d bloggers like this: