Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / VMRO-DPMNE po përgatitet për zgjedhje

VMRO-DPMNE po përgatitet për zgjedhje




VMRO-DPMNE është duke u përgatitur për zgjedhje. Ndryshimet kushtetuese kanë përfunduar dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do t’i votojnë. Këtë sonte e deklaroi anëtari i KE të VMRO-DPMNE-së dhe ish-ministër i Financave, Trajko Slaveski.
Para seancës së KE të partisë, Sllaveski tha se do të bisedojnë për zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme dhe për datat për mbajtjen e tyre: më 25 nëntor, 2 dhjetor, 9 dhjetor apo në pranverë.

“Çështja e parë është përgatitja e infrastrukturës partiake, e cila ka filluar. E dyta është përgatitja e një programi inovativ me të cilin VMRO-DPMNE do të prezentohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare sikur ato të mbahen edhe për një muaj e gjysmë nga ky moment.

Ne jemi në fazë përfundimtare për përgatitjen e programit. Ka shumë risi, prioritet përsëri është rritja ekonomike, masat për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve”, deklaroi Sllaveski.





Huazuar nga

Check Also

Ambasada Franceze pret që diskutimet në Kuvend të çojnë në ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë

Ambasada franceze në Shkup ka konstatuar se votimi i së premtes në Kuvendin e Maqedonisë …

%d bloggers like this: