Saturday , January 19 2019
Home / Lajme nga Maqedonia / “VMRO-DPMNE po përgatitet për zgjedhje të reja, nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese”

“VMRO-DPMNE po përgatitet për zgjedhje të reja, nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese”




Trajko Sllaveski, anëtarë i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së ka deklaruar se kjo parti përgatitet për zgjedhje, ndërsa ndryshimet kushtetuese nuk do të votohen nga deputetët e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Plusinfo, para mbledhjes së Komitetit ekzekutiv, ai kishte theksuar se si data për zgjedhje mund të ishin 25 nëntori, 2 dhjetori, 9 dhjetori, apo edhe pranvera e vitit që vjen.

Sllaveski shtoi se janë në përfundim të programit politik për zgjedhje, ku ka shumë risi, përparësi, masa për rritjen e standardit të jetës së qytetarëve./





Huazuar nga

Check Also

VMRO-DPMNE akuzon pushtetin se nuk ndërmerr asgjë për ndotjen e ajrit

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM dhe Zoran Zaev …