Monday , October 22 2018
Home / Feja / Vlera e vizitës të njeriut të sëmurë

Vlera e vizitës të njeriut të sëmurë

Në ditët e sotme, ka evolur teknologjia por raportet njerzore lenë shumë për të dëshiruar. Kjo për arsyen sepse në botën e zhvilluar dhe më gjerë, njerzit nuk po i kushtojnë rëndësi më raporteve me prindërve, me familjen, me fisin. Madje ata stepen të gjenden prane njerzve të dashur edhe kur ata janë të sëmurë dhe kanë më shumë nevojë për mbështetjen e tyre. Ky moment delikat, është shumë i rëndësishëm në fenë Hyjnore Islame.

Në fenë që i Madhërishmi All-llah, ka zbritur për njerzimin, mbështetja dhe vizita e të sëmurit ka një rëndësi të veçantë, ashtu siç kanë edhe raportet me familjen, me fisin dhe me komshinjtë përeth!  Aq vlerë dhe rëndësi të veçantë ka vizita e një të sëmuri saqe për një njeri që viziton një të sëmurë, luten melekët për të!

Transmetohet se Profeti Muhammed [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] ka thënë: “ Nësë njeriu e viziton vëllaun e tij (musliman) të sëmurë, ecë nëpër rrugën e Xhennetit derisa të ulet, ndërsa kur të ulet do ta përfshijë mëshira, nëse e ka vizituar në mengjes, shtatëdhjetë mijë melaikë bëjnë dua për atë person deri në mbrëmje, e nëse e ka vizituar në mbrëmje, shtatëdhjetë mije melaike bëjnë dua për atë përson deri në mëngjes.”

Tirmidhiu, Ibën Maxheh dhe Ahmedi “ Sahih Ibën Maxhe” 1/244 dhe “Sahuh Et-Tirmidhiu” 1/286.

Vëlla dhe motër, nësë dëshiron që melekët e All-llahut, të luten për ty vizitojë një të sëmurë, qëndroi pranë lutu për të, me shpresën dhe besimin se All-llahu do e lehtësoje dhe shërojë.


Huazuar nga

Check Also

NJERIU I PARË QË DO TË VISHET DITËN E KIAMETIT

Është e ditur nga thëniet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se njerëzit Ditën e …

%d bloggers like this: