Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / “Vettingu”, dhjetëra të punësuar në MPB me diploma false

“Vettingu”, dhjetëra të punësuar në MPB me diploma false




Në kuadër të procesit reformues, ministria e Brendshme po përballet me numrin e madh të punonjësve me diploma false dhe mungesë të kapacitetit profesional. Së fundi, Kontrolli i Brendshëm ka konstatuar se të paktën 40 punonjës të policisë nga sektorë të ndryshëm kanë diploma të rreme dhe mungesë të nivelit të duhur arsimor. Sipas MPB-së, kallëzimet penale janë ndërmarrë, por çështjet kanë ngelur nëpër Prokurori. Megjithatë deri më tani për një numër të vogël prej tyre janë shqiptuar vendime për largim nga puna. Dikasteri i Brendshëm pret që organet e akuzës të veprojnë në kohë.

Në rastet më të mëdha, procedura ka mbaruar dhe personat janë shkarkuar por këtu nuk përfundon diçka pasi që ndaj tyre janë ngritur edhe padi penale. është e pabesueshme që në MPB janë pranuar persona që kanë bërë krime. Ata në vend që të luftojnë krimin, kanë bërë krime dhe atë gjatë detyrës- deklaroi Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu kohë më parë në Alsat zbardhi detaje nga ideja për zbatimin e procesit të “Vettingut” në MPB si nevojë për pastrimin e këtij dikasteri nga punonjësit e përfshirë në afera kriminale.

Ekziston edhe një perceptim në opinion se në kuadër të MPB-së ka punonjës të cilët nuk e kanë shkallën e duhur të rentabilitetit profesional dhe as të atij moral. Mekanizmi i “Vettingut” është çështje e idesë e cila do të duhet të shndërrohet në draft. Kemi gjetur mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë me qëllim që të kemi një trup brenda MPB-së që të ketë kredibilitet profesional dhe moral- tha Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Brendshëm.

Përveç dyshimeve për mungesë të nivelit adekuat të edukimit, një numër i madh i punonjësve që do t’i nënshtrohen “vettingut” do ta kenë për bazë pasurinë marramendëse që posedojnë, veprat penale në kundërshtim me misionin për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe veprat penale për uzurpim dhe keqpërdorim të pronave shtetërore si pasojë e thirrjes dhe keqpërdorimit të pozicionit policor. Pas Shkupit, Kumanova është qyteti i dytë ku dyshohet të ketë numër të madh të punonjësve policorë që gëzojnë elementet e lartpërmendura.





Huazuar nga

Check Also

U përfol se do t’i zë vendin Mickoskit, por u përjashtua nga VMRO-ja

Mitko Jançev është përjashtuar nga radhët e partisë të VMRO DPMNE-së. Ai mbante postin e …

%d bloggers like this: