Sunday , January 20 2019
Home / Lajme nga Maqedonia / Vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese

Vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese




Komisioni Kuvendor për Çështje Kushtetuese sot duhet ta vazhdojë debatin për ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes së Prespës….
Debati filloi të mërkurën, me debatin pozitë opozite, por me qëndrime diametralisht të kundërta. Per pushtetin ky shans është i pakthyeshëm, ndërsa opozita vazhdoi të mbrojë qëndrimin se procesi është jokushtetues.Kryeministri Zoran Zaev ka apeluar të tejkalohen paragjykimet partiake dhe politike dhe të bëhet kujdes me të ardhmen e shtetit.

Përkujtoi se seanca e Komisionit për çështje kushtetuese vazhdon sot, ndërsa pas përfundimit të saj është caktuar seancë kuvendore, të hënën. Javën e ardhshme pritet të dihet nëse do të ketë shumicë prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes së Prespës ose do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare që mund të organizohen me afate të shkurtuara.

Debati pas propozimit për inkuadrim drejt ndryshimit të Kushtetutës në Komision, sipas nenit 196 të Rregullores, mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune.





Huazuar nga

Check Also

VMRO-DPMNE akuzon pushtetin se nuk ndërmerr asgjë për ndotjen e ajrit

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM dhe Zoran Zaev …