Sunday , January 20 2019
Home / Sport / Usain Bolt shpërthen edhe si futbollist, dy gola në Australi (video)

Usain Bolt shpërthen edhe si futbollist, dy gola në Australi (video)

[ad_1]

Në gjysmën e dytë të ndeshjes, Usain Bolt ka shënuar dy golapër Mariners Coast Coast, në fitoren 4-0 të të tijve. Duket se po hapen shanset e kampionit olimpik në Atletikë edhe për një karrierë profesionale si futbollist në Australi.

Ndërsa ishte i përfshirë në disa momente të mira gjatë 45 minutave të para, Bolt dukej në fushë si një futbollist i gjatë dhe i shpejtë, që vraponte shumë për të pasur ndikim në skuadrën e tij. Vetëm në minutën e dytë, sprinterit iu paraqit një shans i artë për të përdorur shpejtësinë e tij, kur një gabim i mbrojtjes kundërshtare e lejoi atë që të dalë i vetëm, një kundër një, me portierin Macarthur të South West United.

Vetëm disa minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Bolt fitoi një duluftim në gjysmëfushën e kundërshtarit, duke iu drejtuar me top në këmbë portës. Pas kalimit të McCormack, Bolt e shtyu me zell mbrojtësin, duke krijuar hapësirë ​​të mjaftueshme për të avancuar përpara dhe për goditur fort e shënuar gol.

Por, ky nuk ishte momenti i vetëm kulmor i tij në këtë ndeshje. Në minutën e 72-të të lojës, Bolt shënoi për herë të dytë. Goli kësaj here ishte një përzierje e tmerrshme e gabimeve mbrojtëse të kundërshtarit. Atij iu desh vetëm ta shtynte topin drejt rrjetës.

Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, u zëvendësua pas 75 minutash lojë, nën ovacionet e mëdha të tifozëve. Natyrisht, ai ka ende mjaft për të punuar si futbollist, edhe pse “A-League” fillon javën e ardhshme. Mariners ka përpara një vendim të madh për ta marrë në lidhje me kampionin e madh olimpik.


[ad_2]
Source link

Check Also

Ronaldo i ‘zhytur’ në pasuri, ja sa pritet të fitojë në 2019

[ad_1] TIRANË Lojtari dhe fantazisti i Kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo me shumë gjasa do …