Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Unë dhe nëna ime të ndryshme në skenë

Unë dhe nëna ime të ndryshme në skenë

TIRANE – Klea Konomi është e ftuar në emisionin “Chic” të Fjodora Dorës në News 24. Aktorja e re e teatrit është vajza e të madhes, Hajrie Rondo dhe në një interviste për gazetaren tregon për festivalin e “Metro Fest”, që po zhvillohet këto ditë në Tiranë.
Ajo prezantohet me një rol shumë interesant në veprën “Kryet e Hudhrës”. Bëhet fjalë për të një vepër të autores kosovare, Kristë Berisha e cila është shkruar herët në vitet ’30 dhe është një “commedia dell arte”, sepse të gjithë personazhet ndërthuren në një mënyrë burleske brenda tyre. Kjo shfaqje ka tërhequr vëmendjen e publikut edhe për interpretimin brilant të Klea Konomit.
Ti je për herë parë pjesë e “Metro Fest”?
Po jam për herë të parë pjesë e “Metro Fest”. Është viti i dytë që zhvillohet ky festival, por vitin e kaluar paralelisht kur zhvillohej Metro Fest unë kisha një angazhim tjetër pranë teatrit “Metropol” . Për mua ishte propozimi i parë që m’u bë këtë vit nga regjisorja Sonila Kapidani për pjesën “Kryet e Hudhrës” .

Ti ke një rol të një vajze paksa të hedhur?
Për mua ishte hera e parë takimi me një personazh të tillë sepse gjatë karrierës nuk më kishte ndodhur të hasja një të tillë. Për mua pati dhe një impakt tek publiku sepse unë në jetën e përditshme jam një vajzë serioze dhe habiteshin të gjithë se si Klea mund të bëj një rol të tillë. Lezja është një femër që përdorte çfarë do lloj mënyre për të arritur interesat e veta.
Për të realizuar një personazh të tillë kë more për shembull?
Fillimisht u bazova në tekst se të ndihmonte shumë pastaj jeta e përditshme, Tirana është e mbushur plot me femra të tilla.
Kemi një autore femër dhe një regjisore femër. Si mund ta përkufizojmë këtë shfaqje, cfarë i sjellë ajo publikut?
Për mua ishte eksperienca e dytë që punoja me regjisoren Sonila Kapidani, vjet punuam “Romeo dhe Zhulieta” dhe pak e shumë e njoh punën e saj, më të cilën merret deri në imtësi. Puna e saj ngulmon shumë në punën që bën aktori për të arritur deri tek karakteri.
Ke mundur t’i shohësh shfaqjet e tjera që janë prezantuar në këtë festival?
Shfaqjet më shumë i kam ndjekur në proces provash. Por kam parë punë shumë të mira.
Aktoret dhe regjisoret femra janë shtuar shumë?
Femra është forcë e madhe, ku ka më mirë. Dimë që në botë femra ka bërë revolucione shuMë të mëdha dhe shpesoj që femra në teatër t’i japë atij një kthesë të madhe.
Në mënyrë logjike dikush kur përballet me emrin tënd e lidh atë me emrin e familjes tënde, me nënën tënde në këtë rast. Ti vet si po e përjeton?
Ne kemi qenë shumë të kundërta si në mënyrën e interpretimit, si në mënyrën karakteriale, si në të qënurit, unë Klea dhe ajo Hajrie. Ishim shumë të ndryshme, unë kam marr nga babai im. Por dua të them, që ajo çfarë unë kam marrë nga nëna ime ishte punë, punë dhe korrektesë në këtë profesion. Ky profesion nuk të mban me hatër, ti del përpara njerëzve , duhet të mbrosh veten tënde dhe të japësh maksimumin, duhet të shkëlqesh.

(er.cu/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

“A ha pykë ti mo, maskara”! Polici refuzon të paguajë biletën e autobusit (video)

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka publikuar sot video-denoncime të dërguara nga qytetarët. Në një …

%d bloggers like this: