Tuesday , October 23 2018
Home / Sport / U ble nga Ajax për €1, tani kushton €70 mln

U ble nga Ajax për €1, tani kushton €70 mln

Si mundet 1 euro të transformohet në 70 milionë? Jo, nuk është një mrekulli e ekonomisë dhe as një luhatje e paparashikuar e inflacionit, por investimi i një shifre kaq simbolike mbi talentin e një futbollisti mund të rimbushë sërish kasafortën e Ajax. Dihet që klubi holandez është një vitrinë e shtrentë, por e besueshme. Nga ekipet zinxhir të Ajax kanë dalë talente të shkëlqyer, që ndonjëherë nuk kanë respektuar plotësisht pritshmëritë, si Van der Meyde dhe Van der Vaart, por në më të shpeshtën e rasteve janë shndërruar në yje të futbollit botëror, mjafton të citohet Cruijff për të mbyllur këtë diskutim. Në cilën nga dy kategoritë do të renditet talenti i momentit, Frankie De Jong?

Duke parë se sa i kërkuar është mesfushori i Ajax, mund të votohet për përfshirjen e De Jong në kategorinë e dytë, atë të yjeve të shkëlqyer. Por ndërkohë që karriera e De Jong bën rrugëtimin, rikthimi në kohën kur talenti i djaloshit spikati në moshën 14-vjeçare, kur ishte te Willem II është edhe më i veçantë. Sipas raportimeve të ‘Dutch Voetbal International ‘Ishte pikërisht Marc Overmars, legjenda e klubit holandez, ai që po monitoronte dhe mbante shënime mbi De Jong. Ky i fundit sqaron se si është magjepsur dhe dashuruar menjëherë me të riun Frankie: “Pas vetëm tre prekjesh të topit dukej që ishte special. I vogël, delikat, me këmbët shumë të holla, por nga mënyra se si prekte topin, se si rrotullohej dhe si pasonte, kuptohej se kishte diçka më shumë”. Një i paracaktuar, por jo direkt tek Ajax, sepse mes klubeve u arrit një marrëveshje.

Kështu, De Jong kaloi edhe katër vite të tjera te skuadra e tij e vjetër, që më pas, e lejon të largohet për një shifër simbolike. 1 euro, plus 10% të faturës së shitjes së ardhshme, sepse te Willem II e kanë idenë e qartë të talentit të djaloshit dhe të asaj që ai mund të bëjë e të vlejë në të ardhmen. Dhe në fakt pas vetëm tre sezonesh, ai 1 euro mund të shndërrohet në 7 milionë euro për ish-skuadrën e tij, duke konsideruar faktin që ekipi aktual, Ajax, pretendon të arkëtojë jo më pak se 70 milionë euro për kartonin e mesfushorit. Në kërkim të De Jong janë vënë të gjithë klube elitare evropiane, Barcelona, Bayern Munich, Manchester United, City, Juventus dhe Real Madrid. Pra gjysma e Europës më elitare.



Source link

Check Also

Foto/ Lionel Mesi shfaqet i “arnuar” pas dëmtimit në fundjavë

Lionel Mesi në sfidën e Barcelonës në fundjavë pësoi një dëmtim të rëndë dhe për …

%d bloggers like this: