Saturday , January 19 2019
Home / Lajme nga Shqipëria / Tiranë/ Tre persona kërcënojnë se do hidhen nga pallati

Tiranë/ Tre persona kërcënojnë se do hidhen nga pallati

TIRANE– Një situatë e pazakontë po ndodh këto momente  në një pallat 3-katësh pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Tre persona kanë hipur në tarracë dhe kërcënojnë se do të hidhen në shenjë proteste për të ruajtur objektin nga shembja. “BalkanWeb” mëson se 1 nga 3 personat që ndodhen në tarracën e pallatit ka tentuar të varë veten me litar, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ambulancat.

Gazetarja Dorana Bezat raporton për “BalkanWeb” se shkak i kësaj situate, janë konflikte dhe pretendimet për pronën.  Ndërkohë 3 fadroma ndodhen te ndërtesa 3-katëshe, të cilat kanë për qëllimi shembjen e godinës.

(n.m/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Faleminderit shqiptarëve!

TIRANE “Faleminderit shqiptarë” tingëllon e pabesueshme dhe një mrekulli ky falënderim i artikuluar nga buzët …