Monday , January 21 2019
Home / Lajme nga Kosova / Thaçi e Lushtaku vizitojnë vëllezërit Geci të sapo liruar nga burgu

Thaçi e Lushtaku vizitojnë vëllezërit Geci të sapo liruar nga burgu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku ka vizituar vëllezërit Geci në Llaushë të Skenderajt.

Përmes një fotografie të publikuar, Sami Lushtaku ka thënë se kanë vizituar familjen Geci pas lirimit të dy vëllezërve Hetem dhe Rrustem Geci nga burgu.

“Bashkë me Presidentin Thaçi, ishim për vizitë në Llaushë pas lirimit nga burgu të vëllezërve Hetem dhe Rrustem Geci. U gëzuam që më në fund ata ju kthyen familjes dhe shoqërisë”, ka shkruar Sami Lushtaku në Facebook.

Source link

Check Also

Strehimorja e grave dhe fëmijëve vazhdon punën, i vjen donacioni nga Londra (Video)

Fati i funksionimit të qendrës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve ishte në rrezik për …