Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Sugareski: Drejtori i REM së shpejti do të sqarojë për çka është arritur marrëveshje rreth gazpërçuesit

Sugareski: Drejtori i REM së shpejti do të sqarojë për çka është arritur marrëveshje rreth gazpërçuesit




Së shpejti, përmes shoqatës aksionare në pronësi shtetërore Resurset energjetike të Maqedonisë – REM do të opinioni do të informohet për gjithçka që ndodhë me ndërtimin e gazpërçuesit në aksin afër Vodnos, paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

“Disa herë siguruam debate publike me ekologjistët. meqenëse REM i lidhë kontratat me kompanitë, për gjithçka që arrihet si risi do të sqarojë drejtori i REM-it. Do të deklarohet për atë që po ndodhë në terren në mënyrë që të mos ketë spekulime nëse ajo që është arritur atje është ashtu apo jo”, thekson ministri Sugareski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për angazhimin e mekanizmit në terren gjatë vizitës së sotme në Ponikva.

REM, ndërkaq, sot përmes kumtesës për mediume informon se është i hapur për bisedime me shoqatat qytetare.

“Si edhe çdoherë REM SHA Shkup është e hapur për bisedime, dhe sipas parimit të inkluzivitetit u bëjmë thirrje për bisedë shoqatave qytetare në ditët në vijim, në mënyrë që të sqarohen moskuptimet dhe t’u përgjigjemi pyetjeve të cilat krijojnë mospërputhje”, thuhet në kumtesën e REM.





Huazuar nga

Check Also

Palmer: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e reformave

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA-së, Methju Palmer po qëndron për vizitë zyrtare …

%d bloggers like this: