Saturday , January 19 2019
Home / Sport / Stërvitja/ Panuçi zgjedh tokën shqiptare, Hoxha lë grumbullimin

Stërvitja/ Panuçi zgjedh tokën shqiptare, Hoxha lë grumbullimin

[ad_1]

Shqipëria po kryen stërvitjen e fundit para sfidës së nesërme në Izrael. Trajneri Kristian Panuçi, ka preferuar që edhe stërvitjen e fundit ta kryejë në tokën shqiptare, para se rreth orës 14:30, të nisen me një fluturim charter drejt Tel Avivit.

Seanca e fundit nuk i ka ngarkuar shumë lojtarët, dhe janë kryer disa ushtrime të lehta për ekipin. Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, për shkak të disa problemve, ka lënë grumbullimin, dhe vendin e tij e ka zënë Elhan Kastrati i Shpresave, që po ashtu ka lënë grumbullimin me ekipin e Bushit.

Konferenca e zakonshme për shtyp e trajnerit Kristian Panuçi dhe kapitenit Mërgim Mavraj, do të mbahet në orën 19:45 në stadiumin “Toto Turner”, ku dhe do të luhet takimi./Panoramasport.

(BalkanWeb)

[ad_2]
Source link

Check Also

Ronaldo i ‘zhytur’ në pasuri, ja sa pritet të fitojë në 2019

[ad_1] TIRANË Lojtari dhe fantazisti i Kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo me shumë gjasa do …