Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / S’kam lidhje me privatizimin e “Bankës “ –

S’kam lidhje me privatizimin e “Bankës “ –

Nëse nuk e përmend emrin tim, Prokuroria Speciale nuk e sheh si mjaft tërheqëse lëndën që e punon. Kjo është një pjesë e reagimit të Nikolla Gruevskit për hetimin e ri të Katica Janevës, në të cilin ai në cilësinë e ministrit të Financave përmendet si pjesëmarrës në veprime kriminale në “Bankën Postare”, por që nuk do ndiqet penalisht për shkak të vjetërsisë së veprës. Gruevski pohon se nuk ka qenë i informuar se ka pasur proces, e as që e ka pyetur dikush lidhur me këtë lëndë.

PSP-ja më përmend se para 17 viteve kam qenë pjesë e diçka që në atë kohë, as si ministër nuk ka pasur kompetenca e as nuk i kam njohur pjesën më të madhe të njerëzve, e as që e di çka dhe nëse ka pasur diçka kundërligjore, e as që kam qenë pjesë në ndonjë mënyrë- tha Nikolla Gruevski, ish ministër i Financave.

Reagoi edhe Ish-kryeministri Ljubço Georgievski, i cili thotë se gjatë procedurës parahetimore mbi këtë rast është ftuar nga PSP-ja. Atij i është prezantuar një bisedë telefonike e përgjuar në mes të të dyshuarit Tomica Gllavçev dhe një zyrtari të lartë qeveritar, në të cilin Gllavçev ka thënë se Gruevski i kishte kërkuar atij që të merrte pjesë në privatizimin e “Bankës Postare”. Por, sipas Georgievskit, biznesmeni i dyshuar ka ndryshuar deklaratën në PSP tri herë.

Bëhet fjalë për procedura të qarta të biznesmenëve privatë, ku interesi dhe fitimi janë për kompanitë e tyre. Nga të gjithë personat e akuzuar, në jetë asnjë birrë nuk e kam pirë me ta. Më vjen keq që përkundër faktit që nga PSP-ja vetë e konfirmuan se Tomica Gllavçev ndryshoi tri herë deklaratën e tij, sërish kanë vendosur ta njollos emrin tim- deklaroi Ljubço Georgievski, ish kryeministër.

Partia VMRO-DPMNE, lider i së cilës në vitin 2001 ishte Ljubço Georgievski dhe Nikolla Gruevski ministër i Financave, rastin e quajti përndjekje politike. Sipas opozitës, qeveria përmes PSP-së merret me rastet e para 15 vjetëve, ndërsa hesht para dyshimeve aktuale të krimit.

Alsat

Huazuar nga

Check Also

U përfol se do t’i zë vendin Mickoskit, por u përjashtua nga VMRO-ja

Mitko Jançev është përjashtuar nga radhët e partisë të VMRO DPMNE-së. Ai mbante postin e …

%d bloggers like this: