Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Shqiptari i dëbuar tenton të “sfidojë” policinë italiane

Shqiptari i dëbuar tenton të “sfidojë” policinë italiane

ITALI- Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë në vendin fqinj. Dy vite më parë, shqiptari ishte dëbuar nga Italia dhe nuk kishte të drejtë hyrjeje në këtë shtet. Gjatë kontrolleve rutinë, ai u ndalua nga karabineirët duke rezultuar si person i padëshirueshëm në tokën italiane.

Pas kontrolleve të imtësishme, 30-vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël drogë e llojit marijuanë, e cila ishte e futur në disa qese, përcjell “lavocedibolzano.it”, raporton “BalkanWeb”.

20181012 La Droga Sequestrata A Merano 1

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë, të cilët dyshohen se mund të bashkëpunonin me shqiptarin, tashmë të ndaluar dhe të arrestuar.

(n.m/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

“A ha pykë ti mo, maskara”! Polici refuzon të paguajë biletën e autobusit (video)

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka publikuar sot video-denoncime të dërguara nga qytetarët. Në një …

%d bloggers like this: