Sunday , October 21 2018
Home / Kombetarja / Shqipëria U-19 mundet sërish, por të besuarit e Bogdanit bindin në pjesën e dytë

Shqipëria U-19 mundet sërish, por të besuarit e Bogdanit bindin në pjesën e dytë

Kombëtarja U-19 e Shqipërisë është mundur në ndeshjen e radhës ndaj Sllovakisë me rezultatin 3-0. Kjo ishte ndeshja e radhës në Grupin 8, e vlefshme për fazën e parë të eliminatoreve të Europianit. Të rinjtë  e drejtuar nga Alban Bushi e nisën mirë lojën teksa që në minutat e para provojnë portën, por pa gjetur kuadratin. Në mintuën e 4` të takimit janë sllovakët, ata që me një kundërsulm dhe pas një gabimi në mbrojtjen tonë, arrijnë të zhbllokojnë rezultatin me anë të Kmet.

Ky gol demoralizon jo pak skuadrën tonë, ndërsa i bën të rinjtë e Sllovakisë të jenë më superior në fushën e lojës. Kështu autori i golit të parë, Kmet, do të rikthehet për të gjetur golin e dytë në minutën e 30` të sfidës, duke e çuar rezultatin në 2-0 për Sllovakinë. Dy minuta më vonë shifrat ndryshojnë sërish, me sllovakët që realizojnë golin e tretë në minutën e 32` me anë të Kadak, që çon shifrat në 3-0 për Sllovakinë.

Me këtë rezultat do të mbyllet pjesa e parë e lojës, teksa në të dytën të besuarit e Erion Bogdanit shfaqen më agresiv, duke kërkuar të ngushtojnë shifrat. Disa ndërrime të kryera nga trajneri i kuqezinjve të vegjël, bëjnë që skuadra jonë të ketë tjetër ritëm, duke rrezikuar disa herë portën, kryesisht me goditje standarde.

Por goli i nderit për ekipin e Bogdanit nuk erdhi, duke bërë që skuadra të pësojë një tjetër humbje që e mban në vend të fundit në renditje, ndërsa Sllovakia kryeson Grupin 8 me 6-të pikë  të plota. Me këtë humbje kuqezinjtë e drejtuar nga Erion Bogdani humbin edhe mundësinë për të kaluar grupin, pasi ka mbetur dhe vetëm një ndeshje për t`u luajtur.

FORMACIONET:

Shqipëria: Alia, Ismailgeci, Isufi, Kumbulla, Kalaj, Halili, Koçi, Karica, Lakti, Pasha, Muçi. Trajner: Erjon Bogdani

Sllovakia: Fojticek, Kmet, Vojtko, Pisoja, Kucera, Makara, Kadak, Mader, Filipiak, Martisiak, Strelec.

 



Source link

Check Also

Vijon shkëlqimi i Azdren Llullakut, gol dhe fitore me Astran në Rumani (video)

Azdren Llullaku është në super formë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare vijon të jetë jo vetëm …

%d bloggers like this: