Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Kosova / Shqipëri- Kosovë, përgatitje për mbledhjen e përbashkët në Pejë

Shqipëri- Kosovë, përgatitje për mbledhjen e përbashkët në Pejë

Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u zhvillua takimi përgatitor për mbledhjen e përbashkët të qeverive Shqipëri – Kosovë.

Gjatë këtij takimi u vlerësua ecuria e deritanishme e vendimeve të marra dhe u analizuan elementet, që do të duhet të trajtohen gjatë mbledhjes së ardhshme të përbashkët të dy qeverive.

Mbledhja e radhës do të mbahet në muajin nëntor në Pejë dhe do të ketë në fokus nënshkrimin e marrëveshjeve kryesisht me karakter ekonomik dhe që lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dy vendeve.

Kjo është mbledhja e 5-të që zhvillohet mes dy qeverive. Mbledhja e fundit u zhvillua në qytetin e Korçës në 27 nëntor të vitit të shkuar, në të cilën u nënshkruan dymbëdhjetë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fushat si procesi i integrimit euro-atlantik, diplomacia, ekonomia, tregtia, diaspora, kultura, infrastruktura.


Source link

Check Also

Kërcënohet kreu i komunës së Mitrovicës – TV KLAN

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri është kërcënuar me vdekje. Kërcënimi ndaj …

%d bloggers like this: