Sunday , October 21 2018
Home / Sport / Shkëlqen me Liverpool, por Klopp është i tmerruar…

Shkëlqen me Liverpool, por Klopp është i tmerruar…

Trajneri gjerman Jurgen Klopp, që pas transferimit të tij nga Borussia Dortmund, në Premier League, te Liverpool po korr të gjitha komplimentet e mundshme për lojën e bukur dhe kënaqësinë që dhuron futbolli i aplikua prej tij përmes “Të Kuqëve”, për personalitetin dhe karizmin e gjermanit, por me një problem të vetëm, por shumë të madh, mungesën e titujve, që është edhe objektivi i tij kryesor. Ish-trajneri i Borussia Dortmund ia doli që të udhëheqë Liverpool deri në finalen e Champions League gjatë edicionit të kaluar, e dyta në karrirën e tij, por pa mundur dot të fitojë trofeun. Skuadra e tij mori të gjitha vlerësimet dhe komplimentet nga të gjithë cepat e botës. Gjithsesi, për trajnerin Klopp, as finalja e Champions e humbur ndaj Real Madrid, dhe as vendi i katërt në klasifikimin e Premier League të sezonit të kaluar nuk ishin ngushëllim.

Trajneri gjerman deklaroi së fundmi projektet e tij për të ardhmen. Por jo nga ato që janë mësuar të gjithë të dëgjojnë prej tij në kronikat sportive. Ai nuk dëshiron të ndryshojë skuadër. Mes pretendimeve të Klopp është ai i të fituarit, të fituarit shumë me “Të Kuqtë”, mbi gjithçka, sikurse raportojnë mediat zyrtare të Premier League, gjermani deklaroi: “askush nuk dëshiron të kthejë kokën prapa pas 10 apo 20 viteve dhe të thotë se kohët më të bukura që kemi kaluar pa fituar asgjë, ishin ato kur ishte trajneri Klopp. Ishte zbavitës e gjëra të tilla…”. Klopp dëshiron të fitojë. Pikë.

“Nëse e mendoni mirë, jemi në momentin tonë më të mirë të viteve të fundit, por ndonjë klub tjetër ndodhet në të njëjtat kushte dhe ka bërë të njëjtët hapa përpara. Problemi është se nëse ti përmirësohesh me 20%, nuk nënkupton domosdoshmërisht se kundërshtari bëhet 20% më i dobët se ty”, komentoi Klopp. Tifozeria meriton një titull dhe trajneri e di mirë këtë gjë. Tifozët dhe trajneri duket se kuptohen shumë mirë mes tyre dhe mbështetja nuk ka munguar kurrë. Por në eksperiencë afatgjatë, loja e bukur nuk mjafton më. Dhe për të dytët nuk kujtohet kurrë askush.



Source link

Check Also

Arsenal-Leicester dhe fitorja që mungon prej 44 vitesh

Java e 9-të e Premier League do të mbyllet me ndeshjen që do të zhvillohet …

%d bloggers like this: