Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Kosova / Shans i artë për të rinjtë

Shans i artë për të rinjtë

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli,  ka nisur vizitat në degët e PDK-së në hapje të procesit të brendshëm zgjedhor, duke përcjell mesazhin se partia që ai drejton,  mirëpret të rinjtë, të cilët kanë fuqi dhe vullnet për të  kontribuar për Kosovën.

Lideri i PDK-së ka vizituar strukturat e degëve në Kaçanik, Shtime, Malishevë, Rahovec e Gjakovë, ndërsa është pritur nga qindra aktivistë e zyrtarë të PDK-së, para të cilëve ka thënë se PDK po nisë një rrugëtim të ri për të mirën e Kosovës.

“I kemi vënë vetes qëllim transformimin ekonomik të Kosovës dhe modernizimin e shoqërisë sonë. Kjo është Dekada e Re. Është mision dhe shtytje për përmirësimin e jetës së secilit qytetar të vendit tonë”, ka thënë ai.

Veseli ka kërkuar nga strukturat e partisë që t’i afrojnë dhe mbështesin njerëzit e mirë e profesionistë, duke konstatuar se forcimi i mëtejmë i PDK-së është forcim dhe zhvillim i Kosovës, përcjell RTK.

“PDK është e hapur për të gjithë njerëzit e mirë që kanë vullnet dhe duan të kontribuojnë për zhvillimin e vendit. Ndërsa, ata njerëz që duan ta përdorin PDK-në për interesa të veta personale, nuk do të kenë vend në partinë tonë. Unë do të jem gjithë kohës në terren për t’i përkrahur njerëzit që duan të punojnë së bashku për të mirën e qytetarëve dhe vendit”, ka thënë Veseli.

(n.m/BalkanWeb)

Source link

Check Also

Lumezi thotë se aktakuza për ‘veteranët mashtues” shpejt do të shkojë në gjykatë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka folur për herë të parë lidhur me kthimin prapa …

%d bloggers like this: