Monday , October 22 2018
Home / Sport / Sh.B.Tirana mposht kampionet e Flamurtarit, surpriza Vllaznia në krye të renditjes

Sh.B.Tirana mposht kampionet e Flamurtarit, surpriza Vllaznia në krye të renditjes

Flamurtari kampion i Shqipërisë në basketboll për femra është mundur 66-58 nga Sh.B.Tirana, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Kampionatit Kombëtar, luajtur sot në mbrëmje në “Fahrie Hoti”. Një përballje e fortë mes dy prej ekipeve pretendente për titull, që rivalizuan deri në fund për të marrë fitoren, por basketbollistet kryeqytetase arritën të mposhtin mikeshat bregdetare.

Kjo është fitorja e parë në kampionat për Sh.B.Tiranën e njëkohësisht edhe humbja e parë për Flamurtarin, ndaj të dyja ekipet kanë nga 3 pikë pas dy javëve të para. Surpriza  e deritanishme e Grupit A për femra në basketboll është Vllaznia, që sot korri suksesin e dytë në kampionat në po kaq ndeshje të luajtura, duke mundur 66-53 Elbasanin në fushën e këtij të fundit.

Një ndeshje në përgjithësi e dominuar nga mikeshat shkodrane, që patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, duke luajtur më mirë dhe e merituan fitoren. Ky sukses ngjit Vllazninë në krye të renditjes, me 4 pikë të plota ashtu sikurse ekipi i Sh.K.B.Tiranës, ndërsa Elbasani pësoi humbjen e dytë dhe mbyll renditjen.

Basketboll – Kategoria e Parë, Femra Grupi A, java e dytë (12 tetor)

Studenti – Sh.K.B. Tirana, 60-99

E shtunë, 13 tetor

Elbasani – Vllaznia, 53-66

Sh.B.Tirana – Flamurtari, 66-58

Renditja: Sh.K.B.Tirana 4 pikë (2/0), Vllaznia 4 pikë (2/0), Flamurtari 3 pikë (1/1), Sh.B.Tirana 3 pikë (1/1), Studenti 2 pikë (0/2), Elbasani 2 pikë (0/2).



Source link

Check Also

Tirana në rënie të lirë, Alves i dhuron fitoren Flamurtarit

Goli i Alves ka vendosur supersfidën mes Flamurtarit dhe Tiranës, që ka mbyllur javën e …

%d bloggers like this: