Sunday , October 21 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Seanca plenare: Do të realizohet marrëveshja e Prespës, ose Maqedonia shkon në zgjedhje (FOTO)

Seanca plenare: Do të realizohet marrëveshja e Prespës, ose Maqedonia shkon në zgjedhje (FOTO)

Të hënën në Maqedoni do të mbahet seanca plenare për ndryshimet kushtetuese. Seanca do të tregojë se a do të vazhdohen procedurat për realizim të marrëveshjes së Prespës, apo Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan Portalb.mk.
Dje Komisioni për Çështje Kushtetuese i ka dhënë dritë jeshile propozimit për ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, kurse i njëjti do të jetë në rend dite të seancës plenare të hënën, me fillim prej ora 11:00.

Gjithashtu dje kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në mbledhje të Komisionit ka deklaruar se Maqedonia nuk është larg NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Nuk jemi larg vendimit të përbashkët, mendoni se çfarë mund të na bashkojë dhe të marrim përgjegjësi për Maqedoninë në BE dhe NATO”, tha Zaev.

Derisa ndërkombëtarët bëjë thirrje që Maqedonia të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme, jo-zyrtarisht u tha se 80 votat “për” ndryshimet kushtetuese janë siguruar. Sipas kryeministrit Zaev mosdeklarimi i deputetëve se do të votojnë “për”, vjen për shkak të kërcënimeve, e cila është hedhur poshtë nga zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka vlerësuar se do ta hetojë rastin dhe ka motivuar deputetët të denoncojnë kërcënimet.

Sipas Rregullores së Kuvendit, nëse pushteti siguron shumicën, procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë deri më 100 ditë. Sipas propozimit të Qeverisë së Maqedonisë, Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene, më së voni deri në janar të vitit 2019. Që të miratohen ndryshimet kushtetuese duhet të sigurohet vota “për” nga 80 deputetë.

Ja çfarë përmban propozimi për ndryshimet Kushtetuese:

Shtesë në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë me atë: Republika e Maqedonisë Veriore
Në të gjithë Kushtetutën e shkruar të Republikës së Maqedonisë para fjalës Maqedoni do të shtohet parashtesa ‘e Veriut’.

Ndryshime në preambulën e Kushtetutës
Në përputhshmëri me preambulën dhe marrëveshjen me Greqinë, preambula do të pësojë disa ndryshime.

Garanci për kufijtë e territorial të Republikës së Maqedonisë
Në nenin 3 të Kushtetutës së Maqedonisë është rregulluar se territori i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm dhe patjetërsueshëm.

Kujdes për qytetarët e Maqedonas në diasporë dhe më gjerë
Nën Nenin 49 të Kushtetutës është shkruar se Republika e Maqedonisë kujdeset për gjendjen e të drejtat për komunitetin maqedonas në vendet fqinje dhe mërgimtarët. Ndihmon në zhvillimin e tyre kulturor dhe avancon lidhjen me ta. Propozimin e plotë për ndryshimet kushtetuese mund ta lexoni: KËTU.

Përndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare u paralajmëruan nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas referendumit të 30-shtatorit, si mundësi e vetme e sigurimit të votës “për” të 80 deputetëve të nevojshme për miratim të ndryshimeve kushtetuese që parashihen me marrëveshjen Maqedoni – Greqi

Huazuar nga

Check Also

Mega skandali politik i Qeverisë VMRO-BDI në Maqedoni

Abdulla Memedi Qeveria e mëparshme e Maqedonisë (VMRO-BDI), gjatë dhjetë viteve të kaluara paska dhënë …

%d bloggers like this: