Sunday , October 21 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Seanca gjyqësore për lëndët “Trajektorja” dhe “Titanik 3”

Seanca gjyqësore për lëndët “Trajektorja” dhe “Titanik 3”




Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seancat gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Trajektorja” dhe “Titanik 3”.

Me leximin e mesazheve SMS duhet të vazhdojë gjykimi për lëndët “Trajektorja” ku janë të akuzuar disa ish funksionarë se i kanë tejkaluar autorizimet gjatë zgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastin “Trajektorja” janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski.

Ndërsa në lëndën “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri, të cilët dyshohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair kanë shkatërruar material zgjedhor.

Sipas PSP-së, dy të akuzuarit kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin zgjedhor dhe kanë falsifikuar vullnetin e qytetarëve në Çair, me qëllim që të kenë fuqi politike më të madhe.

Avokati i Alimit dhe Gurit në seancat e mëhershme para gjykatës thanë se gjatë procedurës gjyqësore do të dëshmojnë se klientët e tyre janë të pafajshëm.





Huazuar nga

Check Also

Mega skandali politik i Qeverisë VMRO-BDI në Maqedoni

Abdulla Memedi Qeveria e mëparshme e Maqedonisë (VMRO-BDI), gjatë dhjetë viteve të kaluara paska dhënë …

%d bloggers like this: