Saturday , January 19 2019
Home / Lajme nga Maqedonia / Rishikimi i buxhetit, në mbledhje të Qeverisë –

Rishikimi i buxhetit, në mbledhje të Qeverisë –

Në kohë të krizës politike dhe në kohën kur Qeveria ka dështuar të menaxhojë investimet kapitale, pavarësisht normaleve të larta të interesit nga kreditë e arsyetuara për këto investime, organi ekzekutiv sot shqyrton rishikimin e buxhetit. Vendimi i shpejtë i Qeverisë vjen me qëllim që rishikimi të bëhet para se vendi të shkojë në zgjedhje eventuale të parakohshme parlamentare. Burime qeveritare bëjnë të ditur se një pjesë e pa harxhuar e investimeve kapitale do të ri adresohen për projekte të cilat duhet të përfundojnë deri në fund të vitit. Në mesin e tyre nuk janë zgjedhjet e mundshme parlamentare, por kjo nuk përbën problem që më pas të ndërhyhet në rebalancimin e tremujorit të fundit. Tremujori i tretë u karakterizua me rritjen e borxhit publik dhe ngecjen e investimeve kapitale.

Alsat 

Huazuar nga

Check Also

VMRO-DPMNE akuzon pushtetin se nuk ndërmerr asgjë për ndotjen e ajrit

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM dhe Zoran Zaev …