Saturday , January 19 2019
Home / Lajme nga Dibra / Riemërohen dy shkolla në Dibër

Riemërohen dy shkolla në Dibër

[ad_1]

Këshilli i komunës së Dibrës në seancën e sotme të rregullt miratoi vendimin për dhënien e pëlqimit për riemërimin e dy shkollave të qytetit.

Vendimet kanë të bëjnë për shkollën fillore komunale “Bratstvo Edinstvo” e cila riemërohet në “Penestia”, sipas historianëve shqiptarë emri i vjetër i Dibrës, dhe shkollën e mesme komunale “Zdravko Coçkovski” në “28 Nëntori”m dita e Pavarsisë së Republikës së Shqipërisë dhe ditë e flamurit kombëtar shqiptar.

Pëlqimi për riemërimin dhe ndryshimin e statuteve të shkollave kaloi edhe me ruajtjen e numrit të nevojshëm të votave sipas Badenterit.

Vendimi për ndryshimin e emrave të dy shkollave, gjithashtu me Badenter, u votua edhe në vitin 2012 nga këshilli i atëhershëm komunal.

Në seancën e këshilltarët kërkuan nga kryetari i këshillit, Bashkim Mashkulli, që të ndërmarrë veprime tek kryetari i komunës dhe sektori për financa në komunën të paguhen kompensimet e këshilltarëve që kanë ngelur, si edhe mëditjet e nevosjshme për personat e angazhuar në këshillat zgjedhore të zgjadhjeve lokave të vitit të kaluar.

Peësmbëdhjetë këshilltarëve të këshillit aktual, duke përfshirë edhe seancën e sotme sipas Mashkullit nuk u janë paguar katër, ndërsa atyre të përbërjes paraprake trë kompensime për këshilltarë.

The post Riemërohen dy shkolla në Dibër appeared first on DibraJon.

[ad_2]
Source link

Check Also

Haxhi Maqëllara dhe Ylber Pilku emërohen “Ambasador të Paqes”

[ad_1] Muaji nëntor solli Federatën e Paqes Universale Shqipëri – në SHBA, qytetet Filadelfia dhe …