Monday , October 22 2018
Home / Sport / Refuzon Kosovën, kapiteni Ismajli pranë bashkimit me Shqipërinë

Refuzon Kosovën, kapiteni Ismajli pranë bashkimit me Shqipërinë

Kapiteni i Kosovës U-21, Ardian Ismajli ka refuzuar ftesën e bërë nga përfaqësuesja e madhe e Kosovës. Një lajm që pasohet me një tjetër lajm sensacional. 22-vjeçari nga Kosova tashmë mund të bashkohet me kombëtaren e Shqipërisë. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e futbollistit, ndonëse nuk ka ende një qëndrim zyrtar as nga ana e vetë lojtarit dhe as nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosvoës. Për momentin, vetë Ismajli është i pavendosur për të ardhmen e tij.

Konkretisht 22-vjeçari Ismajli, është pjesë e skuadrës së Hajduk të Splitit. Këtë sezon ai qëndruar në pankinë në pesë ndeshje, por duke mos regjistruar asnjë minutë të luajtur me ekipin e parë të Hajdukut. Ndërkohë, kapiteni i përfaqësueses U-21 të Kosovës është aktivizuar në dy ndeshje të Hajduk Split II, që aderon në kategorinë inferiore të kampionatit kroat. Pavarësisht mungesës së minutave në këmbët e tij në klub, Ismajli ka qenë titullar i padiskutuar në 8 ndeshjet e zhvilluara nga përfaqësuesja U-21 e Kosovës në kualifikueset për Europianin e U-21 vjeçarëve që do të zhvillohet në Itali vitin e ardhshëm.



Source link

Check Also

Tirana në rënie të lirë, Alves i dhuron fitoren Flamurtarit

Goli i Alves ka vendosur supersfidën mes Flamurtarit dhe Tiranës, që ka mbyllur javën e …

%d bloggers like this: