Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Rasti “Pacienti” nuk lëkund koalicionin qeveritar

Rasti “Pacienti” nuk lëkund koalicionin qeveritar

Hetimet e prokurorisë speciale kundër Zëvendëskryeministrit, Bujar Osmani për shpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Pacienti” nuk do të lëkundin koalicionin qeverisës sic përflitetj në opinion. Nga BDI-ja besojnë në pafajësinë e Osmanit dhe u bëjnë thirrje partive tjera politike që të mos përzihen në punët e organeve të drejtësisë ndërsa i quajnë spekulime të ulëta edhe pohimet se pas hetimeve mund të ketë edhe motive politike.

Vlerësoj që të gjitha partitë politike të tjera nuk duhet ta marrin rolin e prokurorit. 06-51 Secili prej nesh mund të hetohet në çfarëdo qoftë periudhe, por kjo nuk do të thotë që jemi fajtorë. Në veçanti në këtë rast kjo është vetëm një procedurë e cila do të duhet që të shtjellohet më pastaj në procedura dhe mund të përfundojë ashtu siç edhe presim, siç e tha edhe vet Osmani, se nuk ka bërë asnjë gjë dhe në fakt do të përfundon në mënyrë afirmative për të, për BDI-në, për shqiptarët por edhe për Qeverinë aktuale- deklaroi Artan Grubi

Nga LSDM-ja nuk përgjigjen në mënyrë decide nëse rasti “Pacienti” ka lëkundur koalicionin me BDI-në por përshëndetin punën e organeve të drejtësisë duke potencuar se këto institucione duhet të jenë të pavarura dhe të paanshme. Ata thonë se me vëmendje po e ndjekin procesin dhe se nuk do të mungojnë edhe masat nëse njolloset Qeveria

Prokuroria Speciale Publike është institucion i pavarur dhe LSDM-ja nuk i komenton vendimet e saja. Është paralajmëruar hetim për rastin konkret, në pajtim me ligjin. Ne e respektojmë prezumimin e pafajësisë. Përcaktimi i LSDM-së është kumtuar disa herë, në Maqedoni është e patjetërsueshme të ketë drejtësi, organet e drejtësisë të punojnë duhet të punojnë në bazë të ligjit, lirshëm dhe të pavarur. Kryetari i LSDM-së, njëherazi edhe kryeministër, ka thënë se me vëmendje ndiqet procesi dhe se në kohë do të ndërmerren masa nëse diçka e tillë është e lidhur me dinjitetin e Qeverisë- thonë nga LSDM-ja.

Kërkesave për shkarkim të Osmanit, sot iu shtua edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare. Madje ata thonë se një gjë e tillë ka qenë e ditur që nga konstituimi i qeverisë.

Qeveria e Zoran Zaev që nga fillimi u vërtetua se është qeveri me kuadro të tillë. Ashtu që për secilin që do të ketë fakte se ka kryer çfarëdo vepre, mendojnë se duhet të shkarkohet dhe të largohet nga çfarë do pozite e ekzekutivit- tha Dimçe Arsevski – Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Aleanca për Shqiptarët dhe Besa e Gashit ishin ndër të parat që kërkuan dorëheqjen apo shkarkimin e Bujar Osamnit nga pozita e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane. “Pacienti” quhet procedura hetimore e nisur nga PSP ndaj Bujar Osmanit në kohën kur ishte Ministër i Shëndetësisë dhe e njëjta ka të bëj me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit të shtetit.

Huazuar nga

Check Also

Palmer: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e reformave

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA-së, Methju Palmer po qëndron për vizitë zyrtare …

%d bloggers like this: