Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Rama hesht, frymëzoi masakrën në Mat

Rama hesht, frymëzoi masakrën në Mat

TIRANE- Deputeti i PD në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka akuzuar kryeministrin  Edi Rama për masakrën në Mat, ku u vranë me armë tre punonjës të bashkisë së këtij qyteti.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti thotë se Rama hesht për ngjarjen dhe se krimineli është frymëzuar nga ai.

“Edi Rama vazhdon te heshte per masakren ne fshatin Shelli ku humben jeten ne krye te detyres 3 qytetare dhe u plagos nje tjeter. Edi Rama flet per gjithfare idiotesish por hesht per jetet e humbura njerezore. Ai hesht se ajo masaker eshte frymezuar nga modeli i qeverisjes se tij kriminale. Edi Rama me heshtjen e tij nuk distancohet nga krimineli qe ai veshi me pushtet, sepse kete ka bere deri me sot, ka mbrojtur dhe frymezuar krimin ne kurriz te jetes, sigurise dhe prones se qytetareve te ndershem. Edi Rama dhe krimi jane te pandare”- shkruan deputeti i PD.

(BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

“A ha pykë ti mo, maskara”! Polici refuzon të paguajë biletën e autobusit (video)

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka publikuar sot video-denoncime të dërguara nga qytetarët. Në një …

%d bloggers like this: