Sunday , October 21 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Pushteti sërish apelon për mbështetje të amendamenteve kushtetuese, opozita në koordinim

Pushteti sërish apelon për mbështetje të amendamenteve kushtetuese, opozita në koordinim

Zëvendëskryetari i Kuvendit, Goran Misovski sot u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE në seancën plenare të hënën t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe bashkërisht të sigurojnë ardhmëri evropiane për qytetarët.

“Jam i bindur dhe nuk dua të besoj se deputetët e VMRO-DPMNE nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese të hënën”, tha Misovski, duke u bërë thirrje kolegëve nga partia opozitare njëkohësisht me mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese ta mbrojnë dhe, siç tha, qëndrimin e përbashkët për proceset eurointegruese të shtetit.

Misovski tha se me Propozimin për fillimin e ndryshimeve kushtetuese është konfirmuar se nuk humbet asgjë, por përkundrazi sigurohet ardhmëri në BE dhe NATO me identitet të përforcuar maqedonas i cili përfundimisht njihet nga e mbarë bota.

“Vendimin tonë të votojmë për ndryshimet kushtetuese e konfirmon dhe përforcon vazhdimësia historike e shtetësisë së Maqedonisë, sigurohet garanci më e fuqishme e kufijve dhe integriteti territorial, kujdes për shtetasit e Maqedonisë dhe mërgimtarët nga Maqedonia jashtë vendit në pajtim me standardet ndërkombëtare pa u përzier në punët e brendshme të cilitdo shtet tjetër”, tha Misovski.

Vlerëson se deputetët e VMRO-DPMNE pikërisht për këto arsye duhet, siç thotë, të ndërmarrin përgjegjësinë për ardhmërinë e vendit tonë dhe t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Misovski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, tha se Shtëpia ligjdhënëse nuk mund t’i komentojë informacionet e shfaqura në publik për presione dhe kërcënime ndaj anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa për vete tha se nuk ka pasur asnjë presion lidhur me qëndrimin e tij për ndryshimin e emrit kushtetues dhe ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese.

Deputetët e VMRO-DPMNE, megjithatë, sot para fillimit të vazhdimit të seancës së Komisionit për çështje kushtetuese mbajnë koordinim me udhëheqësinë partiake. Koordinimi mbahet në selinë e VMRO-DPMNE-së.

Debati për këtë pikë të rendit të ditës filloi të mërkurën. Propozimin për ndryshime kushtetuese e elaboroi kryeministri Zoran Zaev. Në debatin për rendin e ditës morën pjesë deputetë nga të gjitha grupet e deputetëve, përfshirë edhe deputetë nga VMRO-DPMNE të cilët votuan kundër rendit të ditës.

VMRO-DPMNE sonte do të mbajë seancë të Këshillit Ekzekutiv, në të cilën lideri i partisë Hristijan Mickoski, siç ka paralajmëruar për Plusinfo, do të rrumbullaksohen përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Huazuar nga

Check Also

Eurodeputeti Kovatcev: VMRO-DPMNE po tregon se nuk e njeh historinë

VMRO-DPMNE edhe njëherë tregoi se nuk e njeh historinë dhe dëshiron të nxisë urrejtje, duke …

%d bloggers like this: