Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Publikohen detaje për makinat e ministrive dhe komunave në Maqedoni (Foto)

Publikohen detaje për makinat e ministrive dhe komunave në Maqedoni (Foto)

Qendra për komunikime civile (QKC) ka publikuar të dhëna në lidhje me makinat që posedojnë institucionet qeveritare dhe komunat në Maqedoni.

QKC ka publikuar informacione të detajuara në lidhje me makinat si modeli, viti i prodhimit, viti i blerjes dhe çmimi. Sipas të dhënave të publikuara, ministritë dhe komunat në vend posedojnë gjithsej 2645 makina, prej të cilave 2008 arrijnë vlerën e 33 milionë eurove, ndërsa për 637 makina institucionet relevante nuk kanë dorëzuar të dhëna për çmimin.

Ministritë kanë 2214 makina me vlerë prej 27.2 milionë euro, ndërsa komunat kanë 430 makina me vlerë prej 5.7 milionë euro.

Edhe pushteti qendror edhe ai lokal më shumë përdorin makinën e tipit “Skoda”, pastaj “Volkswagen” dhe “Ford”. Ndërsa pesë makinat më të shtrenjta të tipit “Mercedes” janë blerë nga Ministria e Punëve të Brendshme (572.780 euro), Ministra e Punëve të Jashtme (81.301 euro), Ministria e Financave (76.768 euro), Komuna e Shën Nikollës (77.839 euro) dhe Komuna e Kavadarit (70.075 euro).

Më shumë makina posedon MPB-ja – 1559, ndërsa pasohet nga Ministria e Mbrojtjes (142 makina) dhe e Bujqësisë me 108 makina). Tek komunat udhëheq Bashkia e Shkupit me 36 makina, e ndjekur nga Karposhi me 16 dhe Kërçova me 14.

Çmimi mesatar i makinave të blera nga institucionet qeveritare është 16.690 euro, ndërsa tek komunat 15.051 euro. Kurse vjetërsia mesatare e makinave është 12.5 vite.

Këto të dhëna janë siguruar në bazë të kërkesës për qaje të lirë në informacionet me karakter publik nga 97 institucione. Është dashur tre muaj që të mblidhen informacionet, të cilat janë bërë publike për përdorime të mëtejshme, të cilat të plota mund t’i lexoni në këtë link./Telegrafi/

Detaje për makinat e qeverisë dhe komunave:

Makinat që përdoren më së shumti nga institucionet në qeveri:

grafikon-mk1

Makinat që përdoren më së shumti tek komunat në vend:

grafikon-mk2

Huazuar nga

Check Also

MUSTAFA HAJRULAHI EMËROHET SHEF NË PROKURORINË E LARTË NË SHKUP

Mustafa Hajrulahi, prokuror shqiptar nga Shkupi me përvojë në hetime u emërua sot Shef i …

%d bloggers like this: