Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Pse në anën tjetër të Vardarit parqet rregullohen brenda natës, e në Çair me muaj të tërë?

Pse në anën tjetër të Vardarit parqet rregullohen brenda natës, e në Çair me muaj të tërë?




Valbona Reka
Unë nuk kuptoj se ku qëndron problemi, a ka njeri që ma spjegon këtë anomali!? Ka dy muaj që kanë filluar punimet në parkun para ndërtesës ku banoj dhe fundi ende nuk i shihet. Punët nuk po perfundojnë e pluhuri na mbyti. Çdo mëngjes tubohen burra punëtorë, sorrollaten me veglat në dorë dhe parku mbetet në gjendje pothuajse të njëjtë, vetëm me ndonjë guralec të çvendosur nga e djathta në të majtë. Arritën në ora 9:00 sot dhe ja nuk janë më…Është për tu çuditur sesi në anën tjetër të Vardarit brenda natës rregullohen parqet, mbijnë parkingje prej më moderneve, hapen bulevarde, zgjërohen dhe asfaltohen rrugët, mbijnë projekte me përmendore maramendëse, etj. E këtej lumit Vardar, në komunën e Çairit që është vetëm 3km2, një park nuk mund të rregullohet me muaj të tërë.
Pyes veten dhe juve miq, ku qëndron problemi!? Nuk kemi mbikqyrës lojal ndaj punës së parashtruar? Nuk kemi sistem organizativ të punës? Na mungon organizator dhe përkushtim ndaj punës? Nuk paguhen punëtorët? Ku qëndron problemi, përse realizimi i punëve në komunën tonë të Çairit ec kaq ngadalë? Mos vall presim shiun dhe borën e të kemi arsyetim se ja, ne deshtëm, ne u munduam, por kushtet klimatike nuk lejojnë të vazhdojmë…
Pëlcita, amani, pëlcita nga përtacia dhe mosorganizimi!





Huazuar nga

Check Also

U përfol se do t’i zë vendin Mickoskit, por u përjashtua nga VMRO-ja

Mitko Jançev është përjashtuar nga radhët e partisë të VMRO DPMNE-së. Ai mbante postin e …

%d bloggers like this: