Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Propozimet për ndryshimet kushtetuese të hënën në Kuvend –

Propozimet për ndryshimet kushtetuese të hënën në Kuvend –

Propozimi për ndryshimet kushtetuese dhe qëndrimet kundërshtuese mes deputetëve nga pushteti dhe nga opozita e shënuan javën e punës  që kaloi. Pas debatit dyditësh  të Komisionit kuvendor për çështje kushtetuese,  përkrahja për ndërhyrje ndaj ndryshimeve  të Kushtetutës mbrëmë ishte votuar nga nëntë deputetë të shumicës qeveritare. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk e përkrahën propozimin e Qeverisë dhe të gjithë shtatë deputetët e kësaj partie, anëtarë të Komisionit, votuan kundër.

Në Komision ishin sjellur përfundime për ndërhyrje  ndaj ndryshimeve kushtetuese dhe Qeveria  në afat prej 15 ditësh të përgatisë projekt-amendamente  dhe t’i dorëzojë deri te Parlamenti.

Për të hënën në orën 11 është caktuar seancë plenare e Kuvendit në të cilën deputetët do të debatojnë për Propozimin e Qeverisë për ndërhyrje  ndaj ndryshimit të Kushtetutës  me ndryshime dhe plotësime të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë. Nevoja e ndërhyrjes ndaj ndryshimeve kushtetuese duhet të votohet nga dy të tretat e numrit të tërësishëm  të deputetëve në Parlament.

Në propozimin për ndryshime të Kushtetutës, të cilin Qeveria e konfirmoi dhe kumtoi të hënën propozohet: Në tërë tekstin e Kushtetutës para Republikës së Maqedonisë shtohet  mbiemri veriore; Ndryshime në preambullën  e Kushtetutës  me emërime të  dokumenteve konkrete të KAÇKM-së për shkak të harmonizimit me Marrëveshjen me Greqinë; Garancion më i fuqishëm  për qëndrueshmërinë e kufijve dhe se Republika e Maqedonisë nuk ka  pretendime territoriale dhe kujdes për qytetarët e Maqedonisë dhe diaspora  në vendet e huaja  do të thotë se Republika do të kujdeset  për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale të pjesëtarëve të saj në vendet e huaja pa u përzier  në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e tyre të brendshme.

Në seancën e Komisioneve mbrëmë kryeministri Zoran Zaev sërish ka apeluar  deri te deputetët e VMRO-DPMNE-së të gjehet konsensus dhe unitet  për çështjen e lidhur me inkuadrimin e shtetit në BE dhe NATO.

“Të mundohemi të korrigjohemi  para përgjegjësisë dhe vendimeve. Secili me qëndrimet e tij. Është treguar gjithçka.  Përsëriten qëndrimet, por çështja është nëse mundemi të ndërtojmë  konsensus, unitet, diçka pas së cilës do të qëndrojmë së bashku.  Marrëveshje më të mirë nuk ka. Le të shohim se a mundemi  me ligjin kushtetues të ndryshojmë  diçka që shkon paralelisht  që të mund t’i afrojmë qëndrimet. A mundemi disi  ta përforcojmë  atë me identitetin  dhe me gjuhën, të bisedojmë  me diçka që do të na bashkojë, por definitivisht NATO-ja dhe BE -ja mbeson  diçka që  politikisht na mban së bashku”, tha kryeministri.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së sërish, në fjalimet e tyre treguan se propozimi për ndërhyrje  në ndryshimet kushtetuese  është jopreciz,  i paqartë, me keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve  i shprehur me rezultatet e referendumit, ndërsa Qeveria fshin gjithçka që është maqedonase.

Nga kjo  nëse do të sigurohen dy të tretat për përkrahje të ndryshimeve të Kushtetutës, do të varet edhe nëse paraprijnë  zgjedhje të reja  të parakohshme parlamentare, të cilat mund të organizohen me afate të shkurtuara.

Huazuar nga

Check Also

Palmer: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e reformave

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA-së, Methju Palmer po qëndron për vizitë zyrtare …

%d bloggers like this: