Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Projektligji për Diasporën sot në Bernë

Projektligji për Diasporën sot në Bernë

Në Bernë sot mbahen konsultimet publike për projektligjin për Diasporën.

Këto konsultime do të mbahen duke filluar nga ora 14:00.

Për konsultime me pjesëmarrësit në këto tri tubime do të jenë të pranishëm deputetet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Time Kadriaj, Nënkryetarja e Parë e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike si dhe anëtarët e këtij Komisioni, Fitore Pacolli, Doruntinë Maloku dhe Glauk Konjufca.

Nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike merr pjesë Zëvendësministri Faruk Nura, zyrtarët Ejup Kamberi dhe Besim Berisha, ndërsa nga Zyra e Kryeministrit, Mentor Borovci, Drejtor i zyrës ligjore në ZKM.

Sipas ftesës së Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, gjatë tri ditëve konsultime në lidhje me projektligjin, sot konsultimet zhvillohen në Ambasadën e Kosovës në Bernë, ndërsa nesër pritet të mabhet ë njëjta ngjarje në Konsullatën e Kosovës në Cyrih.

The post Projektligji për Diasporën sot në Bernë appeared first on Albinfo.


Source link

Check Also

165 vite burg për grupin kriminal në Britani

Një gjykatë britanike ka dënuar me 165 vite burg grupin anglo-shqiptar të kokainës në Birmingham, …

%d bloggers like this: