Monday , January 21 2019
Home / Sport / Projekti i ri i Icardi-t përfshin një… peshkaqen

Projekti i ri i Icardi-t përfshin një… peshkaqen

[ad_1]

Ndërprerja e kampionateve për ndeshjet e kombëtareve i ka dhënë mundësi shumë futbollistëve që të flasin. Këtë ka bërë edhe Mauro Icardi, i cili ka dhënë një intervistë të veçantë për InterTv, në të cilën ka folur për stilin e tij të jetesës në Milano.

“Kam ardhur këtu kur isha vetëm 20 vjeç. Klubi dhe qyteti më kanë ndihmuar shumë në rritjen time. Falënderoj tifozët për mbështetjen. Mendoj se San Siro është spektakolar, adhuroj të luaj aty dhe jam krenar që jam pjesë e klubit zikaltër”, ka thënë kapiteni i Inter.

“Para se të vija këtu mendoja se Barcelona ishte qyteti më i bukur. Në Milano më mungon vetëm deti. Po të ishte nuk do të kishte më dyshime se cili është qyteti më i bukur. Këtu jetoj shumë mirë, kam edhe një shtëpi të mrekullueshme me 4 qen dhe një akuarium gjigant, brenda së cilit dua të fus një peshkaqen”.

“Që në fëmijëri kam luajtur në të gjitha pozicionet e mundshme. Kam bërë edhe portierin. Vetëm fillimi ka qenë i vështirë, kur jam larguar nga shtëpia, si nga Argjentina, ashtu edhe nga Barcelona. Në fillim ndihesh keq, më pas mësohesh”, ka përfunduar Icardi.


[ad_2]
Source link

Check Also

Ronaldo i ‘zhytur’ në pasuri, ja sa pritet të fitojë në 2019

[ad_1] TIRANË Lojtari dhe fantazisti i Kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo me shumë gjasa do …