Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Kosova / Procesi do të zgjasë 10 vite

Procesi do të zgjasë 10 vite

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se ndërtimi i kapaciteteve të plota të Forcave të Sigurisë së Kosovës do të zgjasë rreth 10 vjet dhe do të ndahet në tre faza. Haradinaj tha gjatë një ligjërate në një universitet në Kosovë se nuk është vetëm Kosova që do të përfitojë nga transformimi i FSK-së.

“Jo vetëm Kosova, por edhe rajoni ynë do të përfitojnë nga transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës, pasi zhvillimi i një ushtrie të vogël multietnike dhe profesionale do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Ajo shmang mundësinë e ndonjë vakumi të sigurisë në Kosovë dhe kontribuon në përafrimin e vendit tonë me vlerat euroatlantike. Kjo iniciativë do të krijojë 2500 vende të reja pune”.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova do të respektojë plotësisht mandatin e misionit të KFOR-it, ndërsa FSK-ja do të vazhdojë të mbetet një institucion partner në KFOR. Sakaq, Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiq i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar procesin e ligjshëm dhe gjithëpërfshirës, kur bëhet fjalë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Ajo theksoi se për transformimin e FSK-së janë të nevojshme që procedurat të kryhen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës për të marrë parasysh “interesin dhe shqetësimet” e të gjitha palëve.
(BalkanWeb)

Source link

Check Also

Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuar

Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar që vijojnë mësimet, po vlerësohet se …

%d bloggers like this: