Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / “Poshtenska Banka” si u keqpërdorën 5 mil euro, PSP hap hetim të ri nën dyshim 9 persona, 3 të arrestuar

“Poshtenska Banka” si u keqpërdorën 5 mil euro, PSP hap hetim të ri nën dyshim 9 persona, 3 të arrestuar




Prokuroria special ka hapur hetime të reja në lëndën nën emër ‘Poshtenska Banka’, bëhet fjalë për hetim financiarë në kuadër të të cilës të dyshuar janë nëntë persona e mes tyre tre tashmë janë të arrestuar.

“Hetimi përfshinë shumë persona të lidhur me këtë lëndë dhe vepër penale nga neni 273 e mes tyre të dyshuar janë Kole Smilevski, Tome Glacev, Ratko Dimitrovski, Vikica Popovski, Georgi Karatolis, Kiril Janevski, Zoranco Mitrovski, Risto Milev dhe Zlatko Gorcev’, thueht kështu në kumtesën lëshuar për media, ndërkohë që sipas këtyre informacioneve bëhet fjalë për vepër penale të kryer nga viti 2001 deri në vitin 2010 ku janë keqpërdorur mbi 5 milion euro.

“Në fillim të vitit 2001 Lubco Georgievski si kryeministër, Marjan Gjorcev si zvkryeministër dhe Nikolla Gruevski si ministër i financave me qëllim që të kontrollojnë gjendjen faktike të funksionimit të kësaj banke kanë krijuar një tjetër bankë krahas Makedonska Bankës e cila ka qenë në pronësi shtetërore në të cilën pjesëmarës janë personat jurifik Noel Eksport Import nga Gjevgjelia dhe Europa92 nga Kocani, sqarojnë nga PSP.





Huazuar nga

Check Also

U përfol se do t’i zë vendin Mickoskit, por u përjashtua nga VMRO-ja

Mitko Jançev është përjashtuar nga radhët e partisë të VMRO DPMNE-së. Ai mbante postin e …

%d bloggers like this: