Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Pollog, në mungesë të adresave faturat dërgohen në kafiteri –

Pollog, në mungesë të adresave faturat dërgohen në kafiteri –

Furra e bukës, kafeteria e fshatit ose marketet zakonisht janë “postat rezervë të Maqedonisë”. Rrallë herë ndodh që letra nga posta t`i drejtohet direk adresës në fshat ku është e dërguar. Për të lehtësuar edhe punën e tyre, postierët të gjitha dokumentet i përmbledhin kështu siç e shihni në ndonjë lokal fshati, i cili, frekuentohet më së tepërmi”.

Banorët ankohen se shkaku i mospranimit në kohë të faturave, ndodh që të vonohen edhe pagesat.

 Shumë njerëz kanë probleme, vonohen letrat vonohen pagesat dhe përfundojnë më në fund me padi. I lënë nëpër kafe nëpër dyqane”.

Letrat postierët i lejnë nëpër kafene, po duhet ti çojnë nëpër shtëpi, secilit ti arrij letra ku duhet. Nëse vonohesh me pagesë vijnë dënime, të çojnë në përmbarues. Një herë unë pagova 5400 denarë vetëm pse jam vonu se letrën nuk ma ka pru në kohë postieri”.

Nuk i sjellin në shtëpi dhe kam problem, gjithnjë i paguaj në Tetovë unë, mendoj se duhet ti sjell te shtëpia”.

Po i le nëpër dyqane nëpër kafene. Do kisha kërku ti sjellin te shtëpia, jo t`i lejnë vend e pa vend pa-lidhje”.

Drejtori i Postës së Tetovës, pranon se kjo gjë ndodh, por justifikohet me mungesën e numrave të shtëpive dhe emërtimit të rrugëve.

 Ne për çdo ditë përballemi me problemin e migrimin fshat – fshat apo fshat qytet dhe mos azhurnimi i adresave të tyre kjo është e para, e dyta është se në fshat por kemi probleme edhe në qytet me mos përcaktimin e rrugëve. Dua të theksoj vetëm një gjë, çdo fshat e ka rrugën numër 101 pa numër! Pra një rrugë standarde që na krijon probleme neve – deklaroi Murtezan Iljazi, Drejtor i Postës së Tetovës.

Nga Posta e Tetovës, kërkojnë nga autoritetet lokale që të emërtohen  rrugët dhe të kenë numra të caktuar, në mënyrë që edhe shërbimi i postës të bëhet sakt dhe në kohë.

Bashkim Sulejmani                                                                           

Huazuar nga

Check Also

Palmer: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e reformave

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA-së, Methju Palmer po qëndron për vizitë zyrtare …

%d bloggers like this: