Wednesday , November 14 2018
Home / Teknologji / Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinë që aplikacioni WhatsApp është në pronësi të Facebook

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinë që aplikacioni WhatsApp është në pronësi të Facebook

Shumica e njerëzve nuk kanë dijeni se WhatsApp është në pronësi të Facebook.


Sipas një studimi kryer nga kompania pas shfletuesit DuckDuckGo, rezultatet e një anketë dolën surprizuese.

DuckDuckGo mblodhi të dhënat nga 1,297 Amerikanë duke përdorur SurveyMonkey.


Nga anketa u mësua se 50.4% të përdoruesve të WhatsApp në gjashtë muajt e fundit nuk e dinin se platforma i përkiste Facebook.

Një rast i ngjashëm është anketa për aplikacionin e navigimit Waze ku 56.4% e përdoruesve nuk kishin dijeni se Waze ishte në pronësi të Google.

Është e vështirë të imagjinojmë se dikush që lexon PCWorld.al të mos jetë në dijeni të rasteve të mësipërme.

Një anketë e ngjashme u krye në Korrik dhe përdoruesit ishin aq të çuditur kur mësuan se Instagram ishte blerë nga Facebook apo se 45% e përdoruesve të Youtube nuk e dinin që pas platformës ishte Google. /PCWorld Albanian


Huazuar nga

Check Also

Një gabim trashanik dërgon informacionin e Google në Kinë

Për mëse një orë të dhënat e Google Search dhe shërbimeve cloud ikën në drejtim …

%d bloggers like this: