Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Piktori Ali Sinani përfaqëson Zvicrën me ekspozitë në Muzeun e Luvrit-Francë

Piktori Ali Sinani përfaqëson Zvicrën me ekspozitë në Muzeun e Luvrit-Francë




Piktori shqiptaro zviceran Ali Sinani do të përfaqësoj Zvicrën në ekspozitën ndërkombëtare “Ëndrra dhe realiteti” që do të hapet më 19 tetor në muzeun më prestigjioz të Francës, në muzeun e Luvrit.

Ekspozita synon të sjell para publikut prurje dhe trende të reja në artin e pikturës.

“Kësaj radhe prezantoj Galerinë e Vjenës “Paks Galeri”, me kurator Heinz Playner, nën udhëheqje të Momag Muzeum të Vjenës së Austrisë”, u shpreh ai për albinfo.ch.

Me ciklin Gjurmët, Sinani, do të prezantohet me disa piktura që janë realizuar viteve të fundit ne tekniken e Enfermellit, ku edhe vitin e kaluar me këtë teknike mbrojti tezen e dezertacionit të doktoraturës, shkruan tutje albinfo.ch.

Ekspozita ka karakter shitës, ku do të jetë e hapur prej 19 tetorit deri më 21 tetor.

Do të prezantohen përmbi 100 galeri në këtë ekspozitë ndërkombëtare në Carousel du Luvre-Luver Paris.





Huazuar nga

Check Also

Para Kuvendit të Maqedonisë u protestua kundër ndryshimeve kushtetuese

Një numër shumë i vogël qytetarësh iu përgjigjën thirrjes së partisë “E Majta” për të …

%d bloggers like this: