Sunday , October 21 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Pesë inovatorë të Maqedonisë me medalje të arta në panairet ndërkombëtare

Pesë inovatorë të Maqedonisë me medalje të arta në panairet ndërkombëtare

Inovatorët e Maqedonisë për disa muaj fituan një numër të madh çmimesh në panaire ndërkombëtare. Pesë inovacionet të cilat janë prezentuar në panairet në Moskë, Mostar, Beograd, Banjallukë, në Çeki dhe Poloni fituan medalje të arta dhe plaketa.

“Për tre muaj dolëm në gjashtë panaire ndërkombëtare. U prezentuam në Moskë, ku Maqedonia merr pjesë për herë të parë, ndërsa më pas në Mostar, Beograd, Banjallukë, Çeki, Poloni prej ku nuk kanë arritur të gjitha medaljet. I presim çmimet nga Bullgaria dhe nga Kanadaja dhe Sevastopoli, ku të gjitha shpikjet që i patëm u shpërblyen”, deklaroi sot Mirko Uzelac kryetar i Asociacionit kombëtar të shpikësve të Maqedonisë, duke i prezentuar shpërblimet të cilat i fituan investitorët vendorë.

Sqaroi se janë shpërblyer pesë patenta të pesë inovatorëve tanë.

Bëhet fjalë, siç tha, për policë të shtrirë, më pas për kamp shtëpizë prej tende, që tashmë prodhohet dhe eksportohet, me sistem natyror për klimatizim, eko central që është i kyçur në një prej projekteve që i bën njëri prej institucioneve ruse me mjete prej rreth miliona euro dhe një aparat për komando me zë.

Sqaroi se vendosin që patentat t’i ndajnë në grupe dhe t’i dërgojnë në panaire ndërkombëtare për të fituar çmime në të gjitha panairet.

Huazuar nga

Check Also

Mega skandali politik i Qeverisë VMRO-BDI në Maqedoni

Abdulla Memedi Qeveria e mëparshme e Maqedonisë (VMRO-BDI), gjatë dhjetë viteve të kaluara paska dhënë …

%d bloggers like this: