Sunday , October 21 2018
Home / Lajme nga Dibra / Për kompensim të kushtëzuar të arsimit të mesëm janë dorëzuar 80 kërkesa

Për kompensim të kushtëzuar të arsimit të mesëm janë dorëzuar 80 kërkesa

Në Qendrën Komunale për Punë Sociale në Dibër aktiviteti i të cilës mbulon edhe komunën e Qendër Zhupës, janë dorëzuar 80 kërkesa për realizimin e së drejtës për financim të kushtëzuar për arsimin e mesëm. Afati i fundit për aplikim për këtë masë ishte 30 shtatori, i njejti është zgjatet deri më 19 tetor, prandaj numri pritet të jetë edhe më i madh.

– Kompensim i kushtëzuar në të holla është një masë për të ndihmuar familjet që janë në rrezik social ose kompensimin material për familjet që kanë nxënës të cilët rregullisht ndjekin mësimet në shkollë të mesme. Mesatarisht, ne kemi 130 deri 140 përdorues të kësaj të drejte çdo vit, nga të cilat rreth 20 përqind janë nga komuna e Zhupës. Deri më tani ne kemi më pak kërkesa, gjithësejt 80, por për shkak të afatit të zgjatur ne presim rritje të numrit, tha Kreshnik Paçuku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Dibër.

– Bëeht fjalë për komvensim në vlerë prej 1.000 denarësh në muaj e cila paguhet çdo tre muaj, që dmth 3.000 çdo tre muaj ose 12.000 denarë në vit. Kërkesa themelore është që të jenë nxënës të rregullt dhe të mos kenë përsëritur vit, shpjegoi Paçuku.


Source link

Check Also

Trajnim mbi mediat në Dibër

Rreth 50 nxënës nga shkolla e mesme “28 Nëntori” në Dibrë morën pjesë në trajnimin …

%d bloggers like this: