Saturday , January 19 2019
Home / Sport / Partizani kryeson Superligën, te femrat udhëheq Sh.K.B. Tirana

Partizani kryeson Superligën, te femrat udhëheq Sh.K.B. Tirana

[ad_1]

Dy ndeshje dhe dy fitore për skuadrën e Partizanit në basketboll për meshkuj, që ka marrë kreun e renditjes së Superligës pas takimeve të javës së dytë të nisura sot. Skuadra e trajnerit Fagu fitoi 100-58 në kamëz ndaj skuadrës vendase, duke udhëhequr klasifikimin me 4 pikë të plota. Një start i mirë i këtij kampionati nga Partizani, që duket se pretendon shumë.

Ndeshja ishte një formalitet për të “kuqtë”, që patën epërsi që në periodën e parë dhe e dominuan lojën në çdo drejtim, duke mos i dhënë asnjë mundësi Kamza Basket të rivalizojë. Diferenca u thellua nga perioda në periodë dhe dhe fitorja e Partizanit ishte e meriktuar, ndërsa kamzalinjtë pësojnë humbjen e dytë në kampionat.

Fitoren e parë këtë sezon korri Teuta, që në “Ramazan Njala” të Durrësit mundi me lehtësi 101-46 Vllazninë, një përballje mes dy ekipesh që kanë pretendime të ndryshme këtë sezon. Miqtë nga Shkodra, me shumë largime e pa pretendime, luajtën dobët përballë një Teuta më të kompletuar dhe të fortë, që e dominoi takimin gjatë gjithë kohës, duke e merituar fitoren.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e dytë (12 tetor)

Teuta – Vllaznia, 101-46

Kamza Basket – Partizani, 58-100

E shtunë, 13 tetor

Goga Basket – Tirana, ora 17:00 (Akademia Dh.Goga)

Renditja: Partizani 4 pikë (2/0), Teuta 3 pikë (1/1),Goga Basket 2 pikë (1/0), Tirana 2 pikë (1/0), Kamza Basket 2 pikë (0/2), Vllaznia 2 pikë (0/2).

Basketboll – Kategoria e Parë, Femra Grupi A, java e dytë (12 tetor)

Studenti – Sh.K.B. Tirana, 60-99

E shtunë, 13 tetor

Elbasani – Vllaznia, ora 13:00 (Elbasan)

Sh.B.Tirana – Flamurtari, ora 19:00 (Fahrie Hoti)


[ad_2]
Source link

Check Also

Ronaldo i ‘zhytur’ në pasuri, ja sa pritet të fitojë në 2019

[ad_1] TIRANË Lojtari dhe fantazisti i Kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo me shumë gjasa do …