Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Pal Lekaj reagon lidhur me ndërprerjen e punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Pal Lekaj reagon lidhur me ndërprerjen e punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’




Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjen e punimeve në projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Ai tha se është për keqardhje kur dëgjon se një projekt gjigant infrastrukturor që është në fazën e finalizimit, po pengohet.

“Është për keqardhje kur dëgjon se një projekt gjigant infrastrukturor që është në fazën e finalizimit, po pengohet. Autostrada “Arbën Xhaferi” që përveç lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve, ka ndikim pozitiv edhe në ekonominë e vendit, nuk guxon të përballet me të tilla ndalesa të organizuara për qëllime personale. Prandaj, Hani i Elezit duhet t’i gëzohet realizimit të këtij projekti, për të mirën e vendit”, ka shkruan ministri Lekaj në Facebook.

Zhurma që po shkaktojnë makineritë e kompanisë “Bechtel-Enka”, e cila punon 24 orë, ka shtyrë kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, të marrë vendim që t’i ndalojë punimet gjatë orëve të vona të natës.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/pal-lekaj-reagon-lidhur-me-nderprerjen-e-punimeve-ne-autostraden-arben-xhaferi-584721/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright





Huazuar nga

Check Also

U përfol se do t’i zë vendin Mickoskit, por u përjashtua nga VMRO-ja

Mitko Jançev është përjashtuar nga radhët e partisë të VMRO DPMNE-së. Ai mbante postin e …

%d bloggers like this: