Sunday , October 21 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Osmani: Dorëzova në PSP fakte për pafajësinë time

Osmani: Dorëzova në PSP fakte për pafajësinë time




Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani , ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale siç u shpreh ai fakte, të cilat do ta dëshmonin pafajësinë e tij. Më këto dokumente, Osmani tha se dëshiron të dëshmojë se nuk ka bërë asnjë punë të paligjshme. Ai tha se spekulimet e shumta e kanë detyruar atë që disa herë më radhë të kërkojë nisjen e hetimeve nga Prokuroria Speciale. I pyetur nëse do të jap dorëheqje pas hetimit të Speciales për rastin “Pacienti”, Osmani tha se asgjë nuk do ta ndalë në punën e tij dhe se do të vazhdojë të punojë me intensitetin e njëjtë sikurse deri më tani. Ai tha se roli i Prokurorisë Speciale është i rëndësishëm për sundimin e së drejtës dhe se beson në profesionalizmin e ekipit të Katica Janevës.





Huazuar nga

Check Also

Eurodeputeti Kovatcev: VMRO-DPMNE po tregon se nuk e njeh historinë

VMRO-DPMNE edhe njëherë tregoi se nuk e njeh historinë dhe dëshiron të nxisë urrejtje, duke …

%d bloggers like this: